Telegrafi

Rama e quan Haradinajn gënjeshtar

Në mbyllje të samitit të Mini Shengenit ballkanik në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjure gjatë konferencës me gazetarët, kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Hardinajt, duke e cilësuar Haradinajn një gënjeshtar.

Kjo deklaratë e Ramës vjen pasi Haradinaj mohoi pak minuta më parë se nuk kishte pranuar ofertën e presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin me 4 muaj të taksës ndaj Serbisë me qëllim liberalizimin e vizave.

Rama është shprehur më herët se për shkak të këtij refuzimi, Haradinaj bllokoi liberalizmin e vizave.

E teksa Haradinaj e mohoi një gjë të tillë, Rama u shpreh: “Një ndërhyrje prej një të padituri klasik. Si bëhet kjo? Unë po them që nuk ka asnjë nyje detyruese. Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri. Gënjen nga padija apo me qëllim nuk ka arritur ta zbuloj. Por është një gënjeshtar. Kjo nismë ka thjesht një qëllim të zbatojë marrëveshjet mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim edhe elementë të  tjerë”.

“Së pari duhet t’ju kujtoj të gjithë patriotëve të profileve fallso apo origjinale në FB që bëjnë sikur kanë rënë nga qielli që ka 5 vjet që udhëheqësit e Kosovës janë  në tryezë me politikanët e Serbisë në të gjitha formatet, Berlin, Londër, Sarajevë dhe duken sikur është hera e parë që bëhet një takim për ato gjera për të cilat udhëheqësit e Kosovës kanë rënë dakord”.

“Është mirë të kujtohet  kjo që kanë ngrënë e kanë pirë nëpër tryeza me palën serbe dhe me të tjerët dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë që kane hequr dorë nga pavarësia, por kanë qenë të ulur aty se jetojnë në një botë të ndërlidhur. Kosova është pjellë e luftës së popullit të saj, por edhe luftës me bomba të SHBA dhe të shumë prej vendeve të mëdha. Ndërkohë që këto vende janë sot këtu, Kosova mungon. Jo se nuk është ftuar, apo i është vënë kusht apo se ne kemi ndryshuar nga ndonjë qasje sepse ka hyrë në një rrugë qorre. Prej disa kohësh po i bie vetës dhe po humb respekt, reputacion dhe mbështetje. Tani më thoni një gjë të vetme në gjithë këtë përpjekje për të cilat Kosova nuk ka qenë dakord. Kosova ka qenë në tryezë, dakord me të gjitha”, tha Rama, transmeton ABCnews.al.

“Me atë nuk jam dakord as unë. Atë e kam dënuar publikisht. Por unë nuk di në historinë e njerëzimit kur konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa u ulur përballë ose në krah me këmbëngulje përpjekjet me dialog”, tha kryeministri shqiptar.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi personale për mungesën e Kosovës në samitin e Mini Shengenit ballkanik, Rama ka thënë se  do të ndjente përgjegjësi personale nëse Kosova nuk do ishte e ftuar apo nëse do kishte ndonjë kusht për Kosovën.

“Unë e kam arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur dot, që Serbia të vijë në tavolinë [pa kishte. Serbia duhet të njohë Kosovën, por ndërkohë jemi në realitetin e jetës që  bëjmë për ta kuptuar këtë duhet të jemi në nivelin e largpamësisë. Dje isha hero kur isha në Beograd dhe kërkova ballë për ballë njohjen e Serbisë për Kosovën dhe sot jam tradhtar. Po dua të di çfarë do thoni nesër kur Kosova të vijë të ulet në tryezë”, tha ai.

Lexo po ashtu Haradinaj: Nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me kryeqytet Serbinë

Reagimi i  Ramës vjen pas komentimeve të sotme të kryeministrit në detyrëtë Kosovës rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emmanuel Macron për të hequr taksën tash Kosova do të kishte liberalizim të vizave”.

Haradinaj tha sot se nëse i dhimbsen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në rrugën e kombit.

“Pasi Ramës po i dhimbsen kosovarët t’ua heq qatë taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besua edhe në të tjera”, tha ai. /Telegrafi/