Telegrafi

Rama e nis vitin me pensionistë që kanë dhënë kontribut në jetën kulturore, sportive e shkencore të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot disa fotografi në rrjetet sociale nga një takim që ka mbajtur me një grup pensionistësh që kanë dhënë një kontribut të madh në shumë fusha në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se kontributi i tyre është i pashlyeshëm.

“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Kujtojmë që kryeministri njoftoi pak ditë më parë “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milionë individëve. Nga këta, sipas kreut të qeverisë, 695 mijë pensionistë do të marrin secili nga 8,000 lekë [70 euro]. /Telegrafi/