Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se sot si asnjëherë më parë, kanë një pasqyrë të qartë dhe të saktë mbi gjendjen e trafikut në Kryeqytet.
Rama thotë se tashmë dihet me saktësi se ku është dendësia më e madhe, cilat segmente rrugore janë më të ngarkuara dhe ku është e domosdoshme ndërhyrja.
“Kjo nuk është më çështje e përshtypjeve individuale apo mendimeve personale — por e bazuar në të dhëna të sakta statistikore, të mbledhura nga burime të ndryshme dhe teknologji moderne”, ka pohuar Rama.
Ai shtoi tutje se “Përveç përmirësimeve të vazhdueshme në infrastrukturë dhe menaxhimin e trafikut, mbledhja dhe analiza e të dhënave janë bërë themel i vendimmarrjes sonë”.
“Kjo është pasqyra e një pune të përkushtuar, e cila synon një Prishtinë më të qarkullueshme, më të sigurt dhe më të organizuar për të gjithë ne”./Telegrafi/