Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është drejtuar sot Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha duke i kujtuar se ai është shpallur i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fjalës së tij në kuvend, Rama tha se së shpejti kryedemokrati do të shpallet non-grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar.
“Oqeani iku, tani ikën Gjibraltari, Kanali i la Manshit, mbyllet kontinenti”, ka thënë Rama, duke iu drejtuar Berishës.
“Si mund ta katandisni ju gjithë atë lëvizje demokratike, gjithë atë histori, në thesin me kocka të një të vdekuri (Sali Berisha) që sillet si i gjallë dhe vjen vërdallë”, Rama.
Rama ka ngritur gishtin sot kundër opozitës, duke e akuzuar atë se po përdorë projektrezolutat për gjenocidin në Srebrenicë dhe Kosovë për përfitime politike të momentit.
Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend në ditën e votimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t, Rama e akuzoi Partinë Demokratike se i ka ngulur thikën në shpinë Kosovës. /Telegrafi/