Site icon Telegrafi

Rama dhe Borisov shprehin ngushëllime për tragjedinë në rrugën Shkup-Tetovë

Edi Rama dhe Bojko Borisov kanë shprehur ngushëllime për fatkeqësinë në komunikacion që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, tek Karpallak në të cilën humbën jetën 14 persona, ndërsa një numër i madh i tyre janë të lënduar.

Rama ka shprehur ngushëllime të thella deri tek familjarët e viktimave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë

“Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjithë familjeve dhe të gjithë vendit mik”, shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.

Lexo po ashtu Sot dhe nesër ditë zie, 14 viktima në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë

Edhe kryeministri i Bullgarisë nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shprehur keqardhje për fatkeqësinë çka ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë dhe ka shprehur ngushëllime deri tek familjarë e viktimave dhe shpresë që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë./Telegrafi/

Exit mobile version