Site icon Telegrafi

Rama i dërgon letër Kurtit, moment i veçantë nga mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Për herë të parë në Prishtinë po mbahet sot seanca e parë e përbashkët e kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës.

130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës. E pranishme është edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Fjalën në fillim e kanë marrë kryetarët e parlamenteve, Glauk Konjufca dhe Elsia Spiropali, Presidentja Osmani  me pas kryeministrat Rama dhe Kurti.

Përtej fjalimeve plot mesazhe që u dhanë nga krerët e shteteve në një ditë të shënuar për të dy vendet, një detaj i veçantë ka marrë vëmendjen e mediave kur Rama në një moment i dërgon një letër Kurtit nëpërmjet njërit prej punonjësve të Kuvendit.

Një lëvizje e tillë u kap nga një video ndërkohë që përmbajtja e letrës nuk dihet. Marrëdhëniet midis dy kryeministrave shqiptarë janë gjithmonë në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik në Kosovë dhe Shqipëri pasi nuk mungojnë shpesh herë analizat dhe komentet për marrëdhënien e tyre sidomos në vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version