Site icon Telegrafi

Rama: Dërgest e parave pa kosto financiare, një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se vendi i tij u bë sot pjesë e sistemit unik evropian të pagesave.

Pas kësaj, të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Evropa në Shqipëri apo anasjelltas nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik evropian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Evropa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025”.

“Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, shkruan Rama në X.

Exit mobile version