Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrat malazez dhe maqedonas, Milo Gjukanoviq dhe Zoran Zaev ndodhen në Durrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.
E gjithë zona përreth është rrethuar nga forca të shumta policore.
Zaev, Gjukanoviq dhe Vuçiq ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Mini-Shengenit Ballkanik”./tch/