Site icon Telegrafi

Rama: Cili do qoftë rezultati me Italinë, kjo është një ditë krenarie për Kombëtaren (Foto)

Edi Rama, kryeministri i Republikës së Shqipërisë që në mëngjes ka shprehur emocionet e takimit futbollistik mes Italisë dhe Shqipërisë.

Rama i është drejtuar me një mesazh kombëtares dhe tifozëve kuqezinj, ku ka pohuar se kjo është një ditë krenarie.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të paharrueshme festiv të kuqezinjve. Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cili do qoftë rezultati ”, ka shkruar Rama.

Theksojmë se ballafaqimi mes Italisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet sot (e premte) në stadiumin Renzo Barbera të Palermos dhe fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version