Site icon Telegrafi

Rama befason, Shqipërinë e shikon me fanellë të Italisë! (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një gjest kontravers në ndeshjen që kombëtarja shqiptare e zhvilloi ndaj Spanjës.

Në të njëjtën kohë me Shqipërinë luajti edhe Italia në Maqedoni dhe Edi Rama nuk hezitoi që haptas të shprehë simpatinë e tij për kombëtaren Azzure, shkruan Telegrafi.

Lasciate mi cantare… con la Azzuro maglia in mano…

Rama është parë në stadiumin “Loro Boriçi” me rekuizitai sportive të kombëtares së Italisë.

Ky është një veprim tejet kontravers i kryeministrit, i cili natyrisht pritej që të kishte ndonjë simbol kombëtar, ashtu siç e pati edhe Duka në krah të tij.

Fakt është që Rama sot nuk është dëshpëruar aq shumë për Shqipërinë, pasi Italia shënoi në sekondat e fundit të duelit ndaj Maqedonisë në Shkup. /Telegrafi/

Exit mobile version