Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, në sheshin “Skënderberu”.
Në pritje shtetërore kanë marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.
Gjatë pritjes janë intonuar himnet e të dy shteteve nga orkestra e FSK-së.
Ndërsa, në orën 10:40 të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.
Në Aeroportin e Prishtinës, Rama është pritur nga ministrja Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.
Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend. /Telegrafi/