Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Twitter një foto nga kërkesa e një media për bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Sipas dokumentit të publikuar një media kërkon 120 milionë lekë [1 milion euro] për të mbështetur një projekt që do u tregojë shqiptarëve vazhdimisht ecurinë e Shqipërisë rurale.
“AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj”, shkroi Rama dhe më pas publikoi një foto nga e njëjta media e cila i dedikoi një emision “gllabërimit të parave të bujqësisë”. /Telegrafi/
Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik.Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj! pic.twitter.com/SEQo8Hpc6E
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2022