41 mijë automjete kanë kaluar përmes tunelit të Llogorasë nga dita e parë e hapjes më 5 korrik e deri më sot.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama i cili ndau në rrjete sociale momente të qarkullimit të automjeteve në tunelin e Llogorasë ku shihet flusk i shtuar mjetesh që qarkullojnë në kushtet e një rruge të ndërtuar sipas standardeve më të mira.
Tuneli i Llogorasë në Vlorë, me gjatësi 5.9 km, është vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.
Ky investim i jep një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës.
Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogorasë dhe del në fshatin Palasë.
Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej nga Qafa e Llogorasë. /Telegrafi/