Site icon Telegrafi

Rama: 100,000 amerikanë kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-gusht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka informuar sot se rreth 100,000 vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht.

Në një postim në Facebook, Rama ka shtuar se numri i vizitorëve amerikanë është 28 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar

“527 turistë amerikanë kanë mbërritur këtë mëngjes në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”, pjesë e turit të tyre në portet e Adriatikut e Jonit. 100,000 vizitorë Amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht, 28 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version