Bashkëpiloti Jose Lumbreras ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë garës Oris Rally Clasico në Spanjë. 31-vjeçari është djegur i gjallë pas një aksidenti të ndodhur në Mallorca.
Dëshmitarët kanë thënë se veturën e kapën flakët shumë shpejt, saqë shërbimet emergjente nuk kanë mundur ta parandalojnë vdekjen e viktimës, transmeton Telegrafi.
Vozitësi kryesor i veturës, Carlos Iscar, ka shpëtuar dhe thuhet të jetë në gjendje stabile dhe është i shtrirë në një spital lokal.
Aksidenti ka ndodhur kur automjeti është përplasur për një muri dhe pastaj e ka goditur një dru, para se të merrte flakë.
Dhe derisa piloti ka arritur të ikë, këtë nuk ka mundur ta bëjë bashkëpiloti, për të cilin nuk dihet nëse ka qenë i vetëdijshëm pas përplasjes. /Telegrafi/