Site icon Telegrafi

Rakitic do t’i rritet rroga me kontratën e re

Ivan Rakitic ka tre vjet që është në skuadrën e Bracelonës.

Agjenti i futbollistit kroat është ë bisedime me skuadrën kataloanse për të vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjetër.

Rakitic ka kontratë të vlefshme deri në verën e 2019 dhe me nënshkrimin i ri, kroati do të mbetet në skuadër deri në moshën 33-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi këtë sezon nuk ka paraqitje të mirë, por kontrata prej katër milionë euroshe në vit, do t’i ngritët edhe për gjysmë milioni.

Mesfushori 29-vjeçar për skuadrën katalonase ka pasur deri më tani 86 paraqitje teksa ka shënuar 15 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version