Ivan Rakitic nuk do të largohet nga Camp Nou këtë verë. Është një mesazh që ka qenë i qartë nga kroati gjatë gjithë verës, dhe pavarësisht se kush ka shfaqur interes për të, ai gjithmonë e ruajti dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona.
Juventusi është skuadra e fundit që ka provuar fatin e tyre me kroatin vetëm këtë javë, por Barcelona qëndroi e vendosur në refuzimin e tyre.
Rakitic nuk është në shitje sepse, përveç të tjerash, ai nuk dëshiron të lëvizë para se kontrata e tij të përfundojë në vitin 2021.
Përgjigja ‘jo’ ishte ajo që e gjeti Juventusi kur trokiti në derën e Rakitic dhe ishte e njëjta përgjigje që i është dhënë Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedit.
Për Ernesto Valverden, Rakitic është një lojtar i rëndësishëm dhe një emër i rëndësishëm në mesfushën e tij.
Ai luajti 54 herë në sezonin 2018/19, njëri nga lojtarët me më shumë paraqitje në skuadrën e Barcelonës.
Por, Rakitic u pushua në ndeshjen kundër Athletic Biblao këtë sezon dhe katalanasit pësuan. Ai hyri në pjesën e dytë dhe ndikimi i tij ishte i qartë; ai fitoi topin dhe Barcelona u rrit në lojë. /Telegrafi/