Telegrafi

Rakitic pritet të largohet në janar nga Barcelona

Ivan Rakitic pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kroat e ka humbur vendin e titullarit të skuadra katalunase me transferimin e Frenkie De Jong në këtë verë që shkoi.

Sipas asaj që raporton Sport, Rakiticit i është bërë me dije se nuk është në planet e klubit dhe në janar duhet të kërkojë një skuadër të re.

31-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka luajtur më shumë se 200 minuta, andaj konkurrenca ka bërë që ai të mos jetë i lumtur me trajtimin që po i bëhet nga Ernesto Valverde.

Lexo po ashtu Rakitic i pakënaqur te Barcelona: Dua të luaj dhe jo vetëm të jem pjesë e ekipit

Kontrata aktuale e kroatit përfundon në vitin 20201 dhe Blaugranasit nuk duan ta humbin atë me parametra zero.

Në këtë verë interesim për të kanë shfaqur Juventusi, Interi dhe Manchester unitedi, por lojtari vendosi të qëndronte në Camp Nou dhe tani duket se është penduar për këtë vendim. /Telegrafi/