Site icon Telegrafi

Rakitic i pakënaqur te Barcelona: Dua të luaj dhe jo vetëm të jem pjesë e ekipit

Ivan Rakitic (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ivan Rakitic ka folur për situatën e tij te Barcelona dhe ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se dëshiron të luaj më shumë.

Rakitic ka qenë një pjesë integrale e skuadrës së parë të Barcelonës që kur u transferua nga Sevilla në vitin 2014, duke luajtur më shumë se 50 ndeshje në secilin nga pesë sezonet e fundit, duke fituar katër tituj të La Ligës dhe një Ligë të Kampionëve.

Sidoqoftë, ardhja e Frenkie de Jong dhe Arthur Melo kanë kontribuar që mesfushori kroat të humb vendin e titullari dhe të luaj vetëm 186 minuta këtë sezon.

Lexo po ashtu Barcelona nuk do të blejë në janar, por i duhet të shesë

“Unë nuk e di se çfarë mban e ardhmja tani. Jam duke përjetuar një situatë të vështirë sepse dua të luaj dhe jo vetëm të jem pjesë e ekipit”, ka thënë fillimisht Rakitic.

“Do të bëj gjithçka të mundshme për t’i ndryshuar gjërat në ndeshjet e ardhshme. Më mbeten akoma dy vjet në kontratën time dhe nuk ka vend më të mirë se Barcelona, ​​klubi më i mirë në botë, por më duhet të luaj”.

“Kam biseduar me njerëz në klub. Të gjithë e dinë që kam pasur mundësi të tjera, nuk është sekret”.

“Dua më të mirën për Barcelonën dhe gjithashtu dua të luftoj për t’u siguruar që jam gati kur ekipi ka nevojë për mua”.

“Megjithatë, nëse shoh që gjërat nuk ndryshojnë, unë do të flas me klubin”, përfundoi mesfushori kroat.

Ndërkohë, gazeta Tuttosport pretendon se Interi është i gatshëm të rikthehet përsëri për 31-vjeçarin këtë janar, duke përfituar nga situata e tij në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version