Ish-mesfushori i Kroacisë, Ivan Rakitic, nuk mundi të rezistonte talljeve me sulmuesin Romelu Lukakun pasi Belgjika u eliminua nga Kupa e Botës “Katar 2022”.
Ishte një natë për t’u harruar ajo e mbrëmshmja për Belgjikën dhe Lukakun, të cilët humbën disa raste të mëdha në pjesën e dytë përpara se ‘Brezi i Artë’ i Roberto Martinez të eliminohej.
Pas vërshëllimës së fundit, fatkeqi Lukaku u shkatërrua pas humbjeve të disa rasteve. Ai gjeti ngushëllim te ndihmës-trajneri Thierry Henry, i cili u përpoq të ngushëllonte sulmuesin e Interit.
Por, zhgënjimi filloi shpejt pasi fitorja 2-1 e Marokut kundër Kanadasë u konfirmua dhe ai goditi pjesën e bankinave me grushte të forta.
Paraqitja e Lukakut për Belgjikën, e cila duhej të mposhtte Kroacinë për t’u kualifikuar, solli mjaft reagime nga mediat sociale.
Edhe ish-mesfushori i Kroacisë, Ivan Rakitic, u përfshi tek këto reagime.
34-vjeçari, i cili u pensionua nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2020 pasi bëri 106 paraqitje për kombëtaren, hyri në Instagram për të bërë zërin e tij të dëgjohet.
Rakitic thanking Lukaku ?? pic.twitter.com/UhdT2gNwyu
— CroatianSports (@CroatianSoccer) December 1, 2022
“Le të shkojmë Lukaku!. Duhet t’i paguajmë atij një muaj pushim në Split. Le të shkojmë!”, ishin fjalët e Rakitic në videon e postuar.
Më pas, pasi ftoi sulmuesin e Chelseat në vendlindjen e tij, Rakitic i dha fund videos duke i puthur kamerës. /Telegrafi/