Telegrafi

Rakitic në dyshim për ndeshjen ndaj Eibarit

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic është i dyshimtë për përballjen e nesërme (e diel) të Barcelonës kundër Eibarit në kuadër të La Ligas.

Kroati ka qenë një figurë kyçe e klubit katalunas në këtë sezon, duke bërë 43 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar gjashtë gola, transmeton Koha.net.

Ai kishte pësuar një lëndim në këmbë të enjten, në fitoren e thellë prej 5-1 kundër Rayo Vallecanos.

“Rakitic ka dhimbje në këmbë, dje doktori ka thënë se më mirë për të do të ishte që të ushtronte ndaras, dhe do të shohim nëse do t’i pushojë dhimbja”, ka thënë Enrique, raporton Goal.