Ivan Rakitic e ka përsëritur se Luka Modric e meriton çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2018, pavarësisht se Lionel Messi është lojtari më i në histori, sipas tij.
Mesfushori i Barcelonës ka thënë edhe javën e shkuar se bashkatdhetari i tij te Kroacia i meritonte çmimet individuale, përpara se ta sqaronte admirimin e tij për shokun e klubit, Messin.
“Lojtari më i mirë në botë është Messi dhe më i miri ndonjëherë, por Luka ka qenë më i miri në 2018”.
“Si i tillë, unë e kam sqaruar se Luka meriton çmimet individuale këtë vit dhe si çdo kroat tjetër unë jam i lumtur për të me këto nominime”.
“Dua ta shoh atë të vazhdojë të fitojë çmime”.
“Sergio Busquets? Ai është mesfushori qendror më i mirë në botë. Është kënaqësi të luash me të, por nuk mund ta krahasosh me Modricin, sepse ata janë ndryshe”.
“Ata janë më të mirët dhe unë kam privilegjin që luaj me të dy”, ka thënë Rakitic për La Vanguardia. /Telegrafi/