Mesfushori kroat, Ivan Rakitic duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.
Edhe pse së fundmi ai ka pasur disa oferta të rëndësishme, kroati ka vendosur të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United janë vënë pas tij, mirëpo ish-anëtari i Baselit dhe Sevillës ka refuzuar të largohet.
“Unë jam duke biseduar me drejtuesit e klubit për një marrëveshje të re pasi ndihem mirë këtu”.
“Dua që kontrata ime të rinovohet edhe për shumë vite. Jam i lumtur këtu dhe nuk largohem për asgjë”, deklaroi Rakitic.
28-vjeçari ka kontratë me katalunasit deri në qershor të vitit 2019, ndërsa kontrata e re pritet ta mbajë atë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2021. /Telegrafi/