Site icon Telegrafi

Rakitic: Krenar që luaj për Barcelonën

Ivan Rakitic thotë se ai është i kënaqur me stilin e tij të jetës prej futbollisti te Barcelona.

Ai ka shprehur krenarinë e tij ku gjendet aktualisht në një intervistë për mediat spanjolle.

“Ishte mirë në aspektin e pjekurisë në disa mënyra. Futbolli nuk është vetëm futboll te Barcelona. Nuk përfundoni thjesht stërvitjen. Futbolli është më shumë këtu. Nuk është punë tetë orëshe, është 24 orëshe”.

“Gjithçka më befason, jam te klubi më i madh në botë. Jo vetëm për klubin, por gjithçka që e rrethon. Është unike. Nuk ka asnjë gjë që mund ta përshkruaj këtë. Unë thjesht dua që të kënaqem dhe të punoj shumë, e të fitoj vetëbesim ndaj bashklojtarëve”, deklaroi Rakitic. /Telegrafi/

Exit mobile version