Telegrafi

Rakitic hap zemrën: Jam i pikëlluar, Barcelona ma ka larguar topin nga këmbët

Ivan Rakitic . (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka qenë i ftuar në emisionin televiziv të Jorge Valdanos, ku ka folur hapur për sezonin e tij zhgënjyes me Blaugranat.

Duke qenë si lojtar startues i skuadrës së parë që nga ardhja në klub, Barcelona këtë verë u përpoq ta përdorte Rakiticin në negociata për Neymarin. Pastaj që nga fillimi i sezonit, atij i është dashur të qëndrojë në stol.

“Si ndihet vajza ime e vogël kur lodra e saj është marrë?”, thotë  Rakitic fillimisht duke bërë pyetje në emisionin ‘Universo Valdano’ të Movistar.

“E trishtuar. Unë ndihem në të njëjtën mënyrë. Ata e kanë hequr topin nga unë – ndihem i trishtuar”.

Rakitic ka qenë një nga interpretuesit më të mirë të Barcelonës që nga ardhja nga Sevilla në verën e vitit 2014.

“Unë i kuptoj dhe respektoj vendimet e trajnerit, një klubi ose çfarëdo”, shtoi Rakitic .

Ivan Rakitic . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Unë kam dhënë aq shumë në këto pesë vjet që kam qenë në Barcelonë dhe dua të vazhdoj ta shijoj”.

“Unë jam 31 vjeç, jo 38, dhe ndjehem sikur jam në maksimumin tim”, ka thënë kroati. /Telegrafi/