Telegrafi

Rakitic dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Ivan Rakitic (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Barcelonës, ​​Ivan Rakitic ka ritheksuar edhe një herë dëshirën e tij për të qëndruar në klub, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një largim.

Reprezentuesi kroat ka luajtur një rol të vogël deri më tani për ekipin e Ernesto Valverdes dhe me situatën e kontratës së tij ende të pazgjidhur në Kataluni, ai është raportuar se po konsideron një transferim në Itali.

Gjigantët e Serie A, Interi dhe Juventusi janë klubet e interesuara për kroatin, por Rakitic ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Camp Nou.

Lexo po ashtu Rakitic hap zemrën: Jam i pikëlluar, Barcelona ma ka larguar topin nga këmbët

“Shumë gjëra kanë ndodhur në muajt e fundit, që kanë qenë jashtë kontrollit tim”, ka thënë fillimisht Rakitic në një intervistë për Marca.

“Ju duhet të pranoni këto gjëra, dhe unë kam lëvizur dhe tashmë kaluan ato”.

“Kam punuar shumë dhe vazhdoj ta bëj këtë, pasi gjithmonë kam thënë se nuk ka vend më të mirë për mua sesa këtu te Barcelona”.

“Dua të vazhdoj të fitoj tituj këtu, dhe do t’i jap të gjitha për ekipin”, përfundoi kroati. /Telegrafi/