Mesfushori kroat, Ivan Rakitic pritet të vazhdoi së shpejti kontratën me Barcelonën.
Edhe pse u flit për një largim të mundshëm të tij, me dy skuadrat nga Manchesteri që po e kërkojnë, kroati ka vendosur të qëndroi.
Barcelona i ka ofruar kontratë të re e cila do ta mbajë atë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2022.
Me kontratën e re, ish-anëtari i Baselit dhe Schalke 04 do të fitojë edhe rritje page por që nuk është bërë publike.
Rakitic do të nënshkruajë kontratën e re në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/