Telegrafi

Rakitci fyen lojtarin e Granadas të huazuar nga Unitedi, pritet dënimi (Video)

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic,  mund të dënohet nga Federata Spanjolle e Futbollit për fjalët fyese ndaj mesfushorit të Granadas, Andreas Pereira.

E gjitha kjo ndodhin në fitoren e klubit katalunas 1-4 ndaj Granadas.

Dy lojtarët kishin një përballje të vogël 15 minuta nga fundi, por yllin kroat e tradhtuan paksa nervat.

“Do shkosh në kategorinë e dytë bir i ku***s!”, ka thënë Rakitic.

Pas disa minutash shënoi Rakitc për 1-4. Gjithsesi Pereira nuk do shkojë në kampionatin e dytë spanjoll, pasi do të rikthehet te Manchester Unitedi, nga ku është huazuar. /Telegrafi/