Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, mund të dënohet nga Federata Spanjolle e Futbollit për fjalët fyese ndaj mesfushorit të Granadas, Andreas Pereira.
E gjitha kjo ndodhin në fitoren e klubit katalunas 1-4 ndaj Granadas.
Dy lojtarët kishin një përballje të vogël 15 minuta nga fundi, por yllin kroat e tradhtuan paksa nervat.
“Do shkosh në kategorinë e dytë bir i ku***s!”, ka thënë Rakitic.
Pas disa minutash shënoi Rakitc për 1-4. Gjithsesi Pereira nuk do shkojë në kampionatin e dytë spanjoll, pasi do të rikthehet te Manchester Unitedi, nga ku është huazuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=34&v=z_ZBjZbBMBI