Telegrafi

Rakiq: Ura në Mitrovicë do të hapet pasi të përfundojnë punimet në shëtitore

Kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq ka deklaruar sot se ura mbi lumin Ibër nuk do të hapet derisa të përfundojnë punimet në shëtitore.

Rakiq ka thënë se kjo është parashikuar në marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke theksuar se punimet e sotme në urë janë përshpejtuar për shkak të ardhjes në Mitrovicë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, transmeton Telegrafi.

Rrethoja që ishte vendosur në anën veriore sot sipas Rakiqit është hequr pjesërisht në mënyrë që të jetë i mundur kalimi në të dy anët e qytetit. /Telegrafi/