Telegrafi

Rakiq takon ambasadorin britanik, flasin për situatën e sigurisë dhe zgjedhjet e ardhshme në Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Rakiq sot ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott,  ku diskutuan për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, rimëkëmbjen ekonomike, problemet dhe përparësitë e vetëqeverisjeve lokale.

Sipas një njoftimi për media , Rakiq së pari shprehi shqetësim për sulmet e shpeshta ndaj popullatës dhe  pronës serbe dhe kërkoi  reagim nga të gjitha institucionet përkatëse,  në dënim ashtu edhe në gjetjen e autorëve.

Duke folur për marrëveshjen nga Uashingtoni, bashkëbiseduesit theksuan se  vazhdimi i dakordimit  është prioritet.

Ministri gjithashtu e informoi Ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria dhe projektet për komunat, në periudhën që nga takimi i tyre i fundit.

Në këtë takim, siç thuhet në njoftim u diskutua edhe për zgjedhjet e ardhshme për kryetarë të komunave në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që zgjedhjet në këto dy komuna të mbahen duke i respektuar rreptë  të gjitha masat e rekomanduara në luftën kundër pandemisë, dhe në një atmosferë demokratike. /Telegrafi/