Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka thënë se nuk do të bllokojnë formimin e institucioneve të Kosovës.
Ai në një deklaratë për KosovaPress, ka thënë se e mbështesin këdo që i ka numrat në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk do të jemi bllokues të formimit të institucioneve të Kosovës. Nuk kemi deklaruar dhe nuk jemi për asnjë krahë, ne do të mbështesim atë që i ka numrat”, tha Rakiq.
Ai po ashtu tha se janë të gatshëm të marrin pjesë në seancë kurdo që të thirret ajo.