Site icon Telegrafi

Rakiq: Askush të mos provoj ta rrënoj me forcë murin në Mitrovicë

U takon autoriteteve lokale që të vendosin se çka do të ndërtojnë në territorin me të cilin administrojnë, ka thënë kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Këtë deklaratë ai e ka bërë si përgjigje ndaj zotimeve të udhëheqësve të institucioneve qendrore në Prishtinë, se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, do të rrënohet së shpejti.

Rakiq tha se në marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, palët janë pajtuar që të rivitalizohet ura kryesore mbi lumin Ibër, përkatësisht që në rrugën “Kral Petar”, ku parashihet edhe hapësira për këmbësor, në njërën prej pikave të marrëveshjes, sipas tij, potencohet se punimet do t’i kryej komunave veriore e Mitrovicës.

“Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit, kështu që rezoluta dhe deklaratat për rrënimin e murit nuk ka kurrfarë baze juridike”, ka deklaruar Rakiq.

Deklarata për rrënimin e murit, ka vijuar Rakiq, shqetësojnë banorët serb në pjesën veriore.

“Askush të mos provoj që me dhunë të rrënoj murin”, ka porositur Rakiq.

Mesazhet politike të Rakiqit për murin në Mitrovicë, pasuan zotimet e përsëritura në Prishtinë se ky muri është ilegal, ndarës dhe si i tillë do të rrënohet.

Së fundit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se muri do të rrënohet para 17 shkurtit, kur Kosova do të festoj Ditën e Pavarësisë./REL/

Exit mobile version