Site icon Telegrafi

Raketa e NASA-s pritet të niset për në Hënë

Një raketë e pajisur me instrumente shkencore dhe pajisje teknologjike është gati të niset drejt Hënës.

Raketa Vulcan Centaur e financuar nga NASA, është planifikuar që të niset në orët e hershme të 8 janarit nga Kepi Canaveral, Florida, për të filluar udhëtimin e saj gati dy mujor.

Nëse ky mision përfundon me sukses, do të shënojë uljen e parë të SHBA-së në satelitin e Tokës që nga misioni Apollo në vitin 1972, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

NASA synon të përdorë një numër mjetesh dhe teknologjish të reja në bordin e Vulcan Centaur, ku përfshihen sisteme të ndryshme për matjen e distancës midis Hënës dhe Tokës, dhe sisteme për identifikimin e substancave si uji në sipërfaqen hënore.

Megjithatë, një pjesë e inventarit të Vulcan do të përqendrohet edhe në kriptomonedhën Bitcoin. Falë BitMex dhe Bitcoin Magazine, edhe një Bitcoin i gdhendur do të dërgohet në sipërfaqen hënore.

Edhe pse fillimisht synohet të nënkuptojë të ardhmen e njerëzimit në Hënë, lëshimi i javës së ardhshme përfshin edhe mbetje nga e kaluara.

Kjo për faktin se në bordin e raketës do të jenë edhe ADN-ja e autorit të trillimeve shkencore, Arthur C. Clarke, dhe gjurmët e hirit të djegur të aktorëve nga Star Trek dhe të shfaqjes Gene Roddenberry. /Telegrafi/

Exit mobile version