Telegrafi

Raketa më e madhe në botë Starship nga SpaceX do të lansohet për në orbitë më 17 prill

SpaceX pritet ta lansojë për herë të parë raketën Starship më 17 prill, njëherësh raketa më e madhe në botë, dhe e tërë vëmendja globale do të shtrihet në këtë ngjarje historike ku do të transmetohet drejtpërsëdrejti në internet nga kompania.

Fluturimi i parë testues orbital i raketës Starship, nga SpaceX pritet të bëhet nga objekti Starbase i kompanisë pranë fshatit Boca Chica në Teksasin e Jugut jo më herët se të hënën, 17 prill, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Si do të duket kolonizimi i Marsit gjatë viteve të ardhshëm, sipas animacionit të SpaceX - disa anije kozmike e një bazë e tërë e njerëzve atje

Nisja planifikohet në orën 8 të mëngjesit por me kohën në Kosovë do të jetë 2 e pasdites.

Ju mund ta shihni lansimin e raketës në YouTube në kanalin zyrtar të kompanisë SpaceX.

“Sukses ndoshta, emocion i garantuar”, tha themeluesi i SpaceX, Elon Musk pasi kompania siguroi licencën për lansimin e Starship nga Administrata Federale e Aviacionit. /Telegrafi/