Site icon Telegrafi

Raketa e Koresë së Veriut mund të arrijë deri 13 mijë kilometra, dhe ta godasë edhe Washingtonin

Ministria e Mbrojtjes e Koresë Jugore, njoftoi sot se raketa e re balistike e Koresë Veriore Hvasong-15, ka potencial të godasë caqet që janë në distancë deri 13 mijë kilometra, përfshirë edhe Washingtonin.

Pasi Koreja Veriore kreu para dy ditësh testin e ri të raketës balistike, pamja për të arriturat teknologjike të këtij vendi po bëhet gjithnjë më e qartë, se ky vend po bëhet kërcënim real për SHBA.

Ndërkaq Japonia dhe Koreja e Jugut është alarmuar me lansimin e raketës balistike, duke u frikësuar se mund të vjen deri te një luftë e tmerrshme që do të fuste në lojë fuqitë e madhe botërore.

 

 

Exit mobile version