Site icon Telegrafi

Raketa e Elon Musk që mbeti në hapësirë është rrugës për t’u përplasur në Hënë

Një raketë e lëshuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së Elon Musk është rrugës për t’u përplasur në Hënë dhe për të shpërthyer.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, përforcuesi Falcon 9 u lansua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u rikthyer drejt Tokës dhe kështu mbeti në hapësirë.

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e parë dhe e pakontrolluar – që dihet – e raketave me Hënën.

Por efektet do të jenë të vogla, thotë ai.

Raketa u braktisë në orbitë të lartë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim milion milje.

Pajisja ishte pjesë e programit të Musk për eksplorimin e hapësirës, SpaceX, një kompani tregtare që synon përfundimisht t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të jetuar në planetë të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version