Site icon Telegrafi

Rajoni i Tetovës numëron 181.933 votues

Në gjashtë komunat e rajonit të Tetovës në zgjedhjet e gjashta presidenciale të drejtë vote kanë 181.933 qytetarë ndërsa të drejtën e tyre zgjedhore mund ta realizojnë në 365 vendvotime.

Më së shumti votues ka komuna e Tetovës me 83.367 votues në 117 vendvotime, më pastaj vjen komuna e Bogovinës me 27.501 votues dhe 38 vendvotime.

Në Zhelinë komisioni komunal zgjedhor numëron 23.510 fletëvotime, ndërsa numri i vendvotimeve është 35, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tearca numëron 22.116 votues dhe 30 vendvotime. Në Bervenicë ka 24 vendvotime dhe ku 15.267 qytetarë kanë të drejtën e votimit ndërsa më pak votues ka komuna e Jegunovces ku ka 10.171 votues në 21 vendvotime./Telegrafi/

 

Exit mobile version