Telegrafi

Rajoni më i goditur nga coronavirusi në Itali do të zbatojë orën policore

Autoritetet në Lombardi të Italisë do të zbatojnë orën policore përderisa rajoni po përballet me rritje të pranimit të pacientëve në spitale.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ora policore do të zbatohet nga ora 23:00 deri në 05:00 dhe pritet të hyjë në fuqi nga e enjtja.

Qendrat tregtare të mesme dhe të mëdha do të qëndrojnë të mbyllura gjatë vikendit.

Masat në Lombardi, ku infeksionet e coronavirusit po rriten përsëri pasi rajoni ishte goditur rëndë nga vala e parë e pandemisë, u kërkuan pasi ekspertët thanë se pranimi i pacientëve në njësitet e kujdesit intensiv mund të kapërcejnë deri në 600, ndryshe nga numri aktual që është 113.

Lombardia regjistroi të hënën 1,687 raste të reja me COVID-19, numri më i lartë ditor mes 20 rajoneve të Italisë. /Telegrafi/