Agjenti Mino Raiola që është agjent i portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka thënë se çmimi i klientit të tij është 38 milionë euro.
Dje u shkrua se klubi i Chelseat mund ta ofrojë portierin e ri italian, nëse Thibaut Courtois largohet.
Agjenti Mino Raiolaka folur për çmimin e lojtarit.
“Ai nuk ka se çfarë të tregojë më. Ai ka marrë oferta dhe Milani e di”.
“Por nuk i di të gjitha në lidhje me këtë. Nëse është e vërtet, atëherë ata duhet t’i kenë 38 milionë euro për të nënshkruar me Gigione”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/