Telegrafi

Raiola i thotë Messit të largohet nga Barca: Dëshmo që je i madh

Festa e Messit para tifozëve në Bernabeu në sezonin e kaluar (EPA)

Agjenti i njohur botëror, Mino Raiola, ka këshilluar Lionel Messin të largohet nga Barcelona.

Lionel Messi ende nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe ka pasiguri për të ardhmen e argjentinasit.

30 vjeçari është subjekt i një interesimi nga Pep Guardiola dhe skuadra e Manchester Cityt, e Raiola ka tentuar ta inspirojë atë që të largohet.

“Një lojtar si Messi duhet të provojë një eksperiencë tjetër me një klub tjetër dhe të dëshmojë që është i madh”.

“Barcelona duhet që të ri-gjejë ekipin”, u shpreh Raiola.

Messi është golashënuesi më i mirë në histori ët Barcelonës dhe ka fituar 29 trofe me katalanasit, duke përfshirë tetë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve. /Telegrafi/