Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, do të ishte një zgjedhje e mirë për Juventusin sipas menaxherit të tij, Mino Raiola.
Bianconerët kanë qenë të lidhur me afrimin e Lukakut dhe Cavanit për këtë verë.
“Lukaku? Natyrisht. Juventusi është një zgjidhje dhe mund të shkojë mirë”.
“Por ia kanë hedhur syrin edhe PSG dhe Real Madrid”.
“Cavani? Them se PSG do ta mbajë ‘Matadorin’. Duhet të mos e harrojmë edhe faktin që Nasser Al-Khelaifi ende nuk e ka harruar marrëveshjen me Comanin. Para se tash shes Cavanin te Juve…”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/