Telegrafi

Raiola tentoi ta transferojë Icardin te Unitedi

Mauro Icardi ndaj SPAL-it (Getty Images)

Raportohet se Mino Raiola tentoi të transferojë Mauro Icardin te Manchester Unitedi, por sulmuesi nuk dëshironte të ndërronte agjentët.

Kapiteni i klubit italian ka agjent gruan e tij, Wandan, dhe tashmë ka filluar bisedimet për rinovim të kontratës.

Lexo po ashtu Maradona: Icardi i turpshëm nuk duhet të ftohet, Biglia se meriton fanellën e Argjentinës

Sipas Corriere dello Sport, agjenti Raiola dëshironte të transferonte atë te Manchesteri dhe kishte një ofertë në tavolinë nga Djajtë e Kuq.

Por, Raiola gjithashtu dëshironte të bëhej agjent i argjentinasit, por Icardi e refuzoi këtë duke thënë se në planet e tij është vetëm Wanda.

Icardi dhe Wanda në ndeshjen ndaj Bolognas (Getty Images)

Klauzola aktuale e Icardit është rreth 100 milionë euro.

Gjithsesi me kontratën e re që pritet të nënshkruajë me klubin nga Milano, ajo pritet të rritet dukshëm.

Këtë sezon Mauro ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar një asistim në 24 javët e para. /Telegrafi/