Agjenti i njohur Mino Raiola është kthyer të flas për dy nga klientët e tij më prestigjiozë, Gigio Donnarumma dhe Paul Pogba.
Ai ka thënë se Gio është startues te PSG, ndërsa thotë se shumë klube përfshirë edhe Juventusin kanë keqardhje që nuk e afruan.
“Më vjen keq për mënyrën se si u trajtua Gigo. Ai ka bërë një zgjedhje të jetës, nuk ka pasur tradhti”.
“Ai mund të largohej katër vjet më parë dhe nuk e bëri atë. Nëse ishte pranë Juventusit? Unë mendoj se Juventus ende ka një keqardhje të madhe që nuk e mori. Dhe jo vetëm JuventusI. Nuk ka luftë mes Gigio dhe Navas në PSG, Gigio do të luajë”, ” ka thënë agjenti italo -holandez për Rai.
Ai pastaj u ndal te e ardhmja e Paul Pogbas që në çdo afat kalimtar ëshë i lidhur me Juventusi.
“Kontrata e Pogba përfundon vitin e ardhshëm. Ne do të flasim me Manchester United dhe do të shohim. Torino ka mbetur në zemrën e tij. Mundësia që ai të kthehet në Juventus është, por gjithashtu varet edhe nga Juve”.
Në fund Mino Raiola sulmoi FIFA-n, duke thënë se ata besojnë që janë mësuesit e futbollit, duke prodhuar gjithmonë vetëm polemika. /Telegrafi/