Mino Raiola i ka hedhur poshtë fjalët se Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan i janë ofruar Manchester City dhe trajnerit Pep Guardiola në afatin e janarit.
Trajneri katalunas është ndalur të flas për ofendimit që Raiola i kishte bërë në të kaluarën.
“Para dy muajsh ai më ofroi Mkhitaryanin dhe Pogban që të luanin me ne”.
Problemet mes palëve ekzistojnë që nga vitit 2010 kur Zlatan Ibrahimovic ishte te Barcelona nën urdhrat e Guardiolas.
“Nuk kam folur kurrë me Pep Guardiolan. Nuk flas me të për lojtarë: do të flisja me Manchester Cityn”.
“Janë një klub fantastik me një trajner fantastik”, ka thënë Raiola.
Pogba ka ardhur në Ligën Premier në vitin 2016 nga Juventusi për 105 milionë euro. /Telegrafi/