Super agjenti i futbollistëve, Mino Raiola ka insistuar se ai nuk e menaxhon yllin e Interit, Mauro Icardi, teksa ka folur edhe për Paolo Dybalan.
Sulmuesi i Interit, Icardi ka një kontratë afatgjatë me Interit, por me një klauzolë aktuale prej 110 milionë eurosh.
Megjithatë, forma e tij e mirë dhe mosha e re kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihet pas shërbimeve të tij, përfshirë Real Madridin, Bayernin dhe Manchester Unitedin.
Shumë e kanë akuzuar se prapa këtyre thashethemeve qëndron agjenti Raiola, por ky i fundit ka thënë se Icardi në është klient e tij dhe ky nuk ka gisht në këtë thashetheme për largim nga Interi.
“Icardi është një lojtar shumë interesant, por unë asnjëherë nuk kamë pasur raporte me të ose gruan e tij Wanda Nara”, ka thënë fillimisht Raiola.
“Kam provuar ta kontaktoj atë dhe t’i them se thashethemet e caktuara nuk vijnë nga unë. Agjenti i tij është Wanda dhe unë duhet ta respektoj atë”.
“Unë kam qenë gjithashtu i lidhur me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, por nuk kam pasur ndonjë kontakt”.
“Interi dhe Juve mund të jenë të qetë, askush nuk po shkon askund”, përfundoi agjentin i njohur. /Telegrafi/