Telegrafi

Raiola: Ibra nuk ka akoma marrëveshje me Milanin

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic nuk është i pranishëm në fillimin e stërvitjeve parasezonale të Milanit. Kështu ka konfirmuar agjenti i tij, Mino Raiola.

Sulmuesit veteran u kthye në San Siro si lojtar i lirë nga LA Galaxy në muajin janar, ndërsa tashmë i ka skaduar kontrata.

Është raportuar se Rossonerët i kanë ofruar kontratë dyvjeçare, mirëpo ai kërkon shtatë milionë euro në sezon.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Ndërsa bëhet e ditur se oferta e klubit italian është gjashtë milionë euro plus bonuset e lidhura me performancën.

Lexo po ashtu Ibrahimovic vonon vendimin për rinovimin e kontratës me Milanin

Sipas Sky Sport Italia, nuk ka një datë të kufizuar për arritjen e marrëveshjes dhe Milani nuk po kërkon lojtar tjetër, prandaj bisedimet pritet të vazhdojnë.

“Jemi duke biseduar, mirëpo akoma nuk ka marrëveshje. Nuk ka të bëjë me paratë, por me bindjen dhe stilin”, ka deklaruar Raiola. /Telegrafi/