Sulmuesi që është liruar nga Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, i është ofruar Real Madridit.
Agjenti i suedezit, Mino Raiola, ka biseduar me Realin për Gigio Donnarumman, dhe këtë e ka shfrytëzuar që të flas edhe për Ibrahimovicin.
Raiola ka biseduar me Realin për portierin e Milanit, Donnarumma, ndërsa e ka kuptuar edhe situatën e Cristiano Ronaldos që është duke e kërkuar largimin.
Pas kësaj ai e ka përmendur emrin e Ibrahimovic si zëvendësues për portugezin.
Sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm para muajit nëntor pas një operimi të gjurit.
Raiola u ka thënë drejtuesve se Ibrahimovic do ta pranonte edhe një pagë simpatike vetëm për t’i bindur të tjetër që mund të luajë ende në nivele të larta. /Telegrafi/