Telegrafi

Raiola ia ofron Chelseat portierin e PSG-së, Areola

Getty Images

Super agjenti Mino Raiola ka kontaktuar Chelsean duke i ofruar një zëvendësues të Thibaut Courtois.

Portieri belg pritet të nënshkruajë me Real Madridin gjatë kësaj vere, posa Blutë të gjejnë një zëvendësues.

Sipas France Football, Raiola ia ka ofruar Bluve portierin e Paris Saint Germaini, Alphonse Areola.

Thibaut Courtois (Foto: Getty Images)

Francezi është i gatshëm të largohet nga PSG pas ardhjes së Gianluigi Buffon pasi është në kërkim të më shumë minutave në fushë.

Çmimi i kartonit të Areolas është rreth 20 milionë euro.

Lexo po ashtu Vecino dhe Bakayoko mund të shkëmbehen

Për portierin e PSG ka shprehur interesim edhe Roma, por tash e disa kohë zërat për një transferim të mundshëm janë shuar.

Chelsea gjithashtu ka shfaqur interesim për Pepe Reinan e Milanit. /Telegrafi/