Mino Raiola do ta përforcojë Borussia dortmundin edhe me një sulmues tejet cilësorë.
Pasi në janarin e këtij viti e dërgoi te Dortmund sulmuesin Erling Haaland, menaxheri i famshëm holandez do ta dërgojë edhe një klient të tij te verdhezinjtë.
Fjala është për sulmuesin holandez Donyell Malen i cili ka shkëlqyer kohëve të fundit me PSV Eindhoven.
Gjiganti gjerman e sheh holandezin si zëvendësuesin adekuat për Jadon Sanchon, ku po planifikohet shitja e tij në verën e vitit 2021.
Për të arritur deri te Malen, BVB janë gati të shpenzojnë rreth 30 milionë euro.
21-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 18 ndeshje këtë edicion ka shënuar 12 gola e ka bërë tre asistime.
Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha evropiane si Milan, Roma, Arsenal e Atletico Madrid.
Por marrëdhënia e mirë e Raiolas me Dortmundin ka bërë që agjenti i famshëm ta këshillojë klientin e tij të bashkohet me klubin gjerman.
Sport Bild ka raportuar se Dortmund është gati ta blejë lojtarin në janar dhe ta lë atë në huazim te PSV deri në verën e vitit 2021 kur do t’i bashkohej pastaj Malen klubit gjerman. /Telegrafi/